Dihet, merkatoja ka gjithnjë surpriza, lojtarë që blihen për një copë buke dhe rezultojnë fenomenë, apo edhe lojtarë që paguhen sa qimet e kokës dhe nuk bëjnë asgjë nga ajo që pritet prej tyre.
Rasti i dytë mund të qëndrojë për mbrojtësin Viktor Lindelof, i cili verën e shkuar kaloi nga Benfika te Mançester Junajtid për 35 milionë euro.
Investim madhor, i kërkuar nga Zhoze Murinjo, i cili e konsideronte suedezin si një lojtar më të ardhme të sigurt, që mund të bëhej lojtar kyç të Junajtid për shumë vite.
Parashikim i gabuar, të paktën për momentin, sepse Lindelof nuk ka rezultuar goditja që pritej dhe Murinjo ka mbetur i zhgënjyer, duke e aktivizuar shumë pak më krahasim me pritshmërinë.
Tani në Angli mediat shkruajnë se mbrojtësi do të largohet. Është vetëm 23 vjeç, duhet durim, por ndoshta Murinjo e ka humbur atë, aq më shumë që nuk po fiton dot titullin, ndaj Lindelof mund të përfundojë tek Evertoni, ndoshta në huazim.