E padëgjuar në histori të futbollit! Arbitri ofendohet nga lojtarët dhe lë ndeshjen në mes, rolin e arbitrit e merr…trajneri i ekipit kundërshtar

Një situatë e padëgjuar në historinë e futbollit ka ndodhur sot në një miqësore mes ekipeve të nivelit të lartë. Kampionët e Polonisë, që mundën rivalitetin e Legias së Varshavës, Rakoë, u përball me Slavian e Pragës.

Në minutën e 10 të takimit, gjyqtari debatoi me mesfushorin e Rakoë, Papanikolaou. Ky i fundit e ofendoi kryesorin e takimit, ndërsa kartoni i kuq nuk vonoi shumë. Në këtë moment nisi edhe debati i madh.

Arbitri shkoi për të debatuar edhe me stafet e të dy ekipeve. Ata kërkuan që Papanikolaou të kthehej në fushë dhe ky dënim t’i falej, në mënyrë që të praktikonin më së miri skemat e tyre si një ndeshje miqësore, ku kërkohej  me patjetër që skuadrat të luanin 11 kundër 11.

Në një moment arbitri vendosi kusht: “Ose Papanikolaou ose unë”. Pasi stafet e ekipeve insistuan, arbitri u ndie i ofenduar dhe i thirri ndihmësit e tij për të shkuar në dhomat e zhveshjes dhe për t’u mos kthyer më, duke e lënë ndeshjen në mes.

Në një situatë të tillë, rolin e arbitrit e bëri trajneri i Rakoë, Kamil Ëaskoëski, ndërsa dy ndihmësit e tij ishin anëtarët e Slavias së Pragës. Një prej futbollistëve që bëri anësorin e linjës në pjesën e parë, në pjesën e dytë e la “punën e dytë” dhe hyri në fushë si lojtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online