Vetëm 2 muaj pasi u transferua tek Barcelona, Aguero ka kërkuar largimin nga skuadra. Argjentinasi ka komunikuar me avokatin e tij për të rishikuar kontratën, në mënyrë që t’i shmanget problemeve ligjore. Arsyeja kryesore e këtij vendimi është zyrtarizimi i largimit të Lionel Messit nga Barcelona, ku me shumë mundësi do të transferohet tek PSG.
Messi ishte pikërisht personi kryesor që bindi Agueron të lërë Manchester Cityn për Barcelonën. Ditën e sotme mediat sociale publikuan një video ku Aguero shihej mjaft i mërzitur në stërvitje dhe po përflitet për largimin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/