Një lajm i pabesushëm për të qenë i vërtetë vjen nga Afrika. Në këtë kontinet çudirat nuk kanë fund dhe duket se fati dhe magjitë luajnë një rol thelbësor në shoqëri. Klubi i TS Galaxy në Afrikën e Jugut ka larguar lojtarin e saj, Mohammed Anas, për një arsye aspak të zakontë. Sipas “The Citizen Neës”, lojtarët e klubit në fjalë besonin se faji për rezultatet e dobëta është pikërisht futbollisti ganez për faktin se sjell fat të keq në ekipet ku luan. Kërkesa e tyre është dëgjuar nga drejtuesit dhe Anas do të duhet të gjejë skuadër tjetër.
“Kudo që ai luajti në Afrikën e Jugut, ekipi i tij luf.toi për të mbijetuar ose u largua nga liga. Ai luajti në Maritzburg dhe ata mezi ia dolën të mbijetonin. Ai luajti për Free State Stars dhe ata u rrëzuan nga kategoria, ashtu si Polokwane City. Ai luajti për Black Leopards sezonin e kaluar dhe e njëjta gjë ndodhi. Lojtarët janë të shqetësuar. Ata mendojnë se kjo sjell fatkeqësi. Ata po luftojnë fort, por nuk ka rezultate. Kjo është arsyeja pse ai u shkarkua nga klubi”, raporton media afrikane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/