Nëse do të ndodhte në Air Albania, me siguri që mediat dhe opinioni sportiv do të fliste për ditë me radhë se jemi kthyer në gazin e botës për mënyrën sesi duam të përfitojmë paratë nga futbolli. Por nëse ndodh te Barcelona, sa rëndë mund të quhet gjendja realisht? Ndoshta me fjalë, askush nuk mund ta përshkruajë saktësisht.
Katalanasit ndodhen në krizë të madhe financiare dhe kjo është histori e ditur. Por mënyrat alternativa që klubi po zgjedh për të shpëtuar sadopak balancën, janë në kufijtë e qesharakes dhe nuk mund të ndodhin në asnjë klub futbolli, e jo më në një emër me kaq histori. “Camp Nou” po kthehet në një shfaqje cirku ku mund të shohësh gjithçka, por me siguri, shumë pak Barcelonën.
Fillimisht drejtuesit e skuadrës menduan që në këtë stadium të organizohen kalçeto. Kështu, kush dëshironte të luante futboll në këtë fushë, duhej të paguante shifrën prej 300 eurosh. Tani fantazia është shfrenuar më tepër pasi në Camp Nou janë duke u organizuar edhe dasma. Për këdo që dëshiron të martohet në stadiumin e Barcelonës, mund të marrë këtë ambient me qera për rreth gjashtë orë me shifrën 13.500 euro. /Sport Ekspres/