“Zgjedhja për Partizanin nuk ishte e vështirë”, Hoti harron shpejt Tiranën: Mezi pres të takoj tifozët

Ëngjëll Hoti u largua nga Tirana disa ditë më parë për të veshur fanellën e rivalëve të përjetshëm, Partizanit. Por kalimi në anën e kuqe të kryeqytetit nuk ka qenë një zgjedhje e vështirë për mesfushorin, i cili në një prononcim për faqen zyrtare të Partizanit është shprehur se “demat e kuq” janë një klub i madh dhe kanë një tifozeri të zjarrtë që me zor pret ta shohë në stadium.

“Çunat më kanë mirëpritur shumë mirë. Kemi çuna të rinj, me shumë cilësi shumë të mëdha dhe lojtarë me eksperiencë. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe po e shoh grupin shumë cilësor për kampionatin shqiptar sivjet. Zgjedhja për të ardhur te Partizani nuk ka qenë e vështirë për mua, sepse është një klub shumë i madh në Shqipëri. Dihet çfarë tifozerie kanë dhe çfarë klubi me tradita është. Nga tifozët dhe në media më kanë ardhur mesazhe shumë të mira. Mezi pres t’i takoj në stadium. Goli i parë ka qenë një gjë e mirë për fanellën e Partizanit. Do jap maksimumin çdo ndeshje për të bërë sa më shumë fola dhe asiste dhe për të pasur sukses në kampionat”, ka thënë Ëngjëll Hoti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online