E pabesueshme, Luksemburgu injoron milionerët e Francës

Kilian Mbape thuajse 200 milionë euro? Grizman mbi 100 milionë? Pogba mbi 100 milionë? Nuk vlejnë aq sa për të mundur Luksemburgun, ekip simpatik, por jo saktësisht një superfuqi botërore, përkundrazi, është ndër 5-6 ekipet më të dobët në Europë.

Sot Luksemburgu luajti ndeshjen e jetës, sepse ndali te barazimi 0-0 francezët e frikshëm, që konsiderohen si një ndër skuadrat më të talentuara në botë, aq sa ka luksin të mos grumbullojë fare një si Benzema e të lërë shumë yje në stol.

Zotërim topi pa fund, sulme e goditje brenda e jashtë porte, por asnjë gol për Francën, që vetëm pak ditë më parë turpëroi Holandën.

Barazimi ngjit në krye të grupit A Francën, por për të shkuar në Botëror si fituese e grupit tani është e detyruar të fitojë në Bullgari dhe në fund ndaj Bjellorusisë. Mision jo fort i vështirë, por Luksemburgu i dha një leksion botës sot: milionat nuk mjaftojnë për të dominuar botën (PSG ta mësojë mirë).

One thought on “E pabesueshme, Luksemburgu injoron milionerët e Francës

  1. Eshte nje rast ideal per te kuptuar se sa kot medek analizojne ndeshjet e ekipit tone kombetar te ashtuquajturit specialiste Starova e Hafizi gjithmone mbas ndeshjeve.

Leave a Reply to Morava Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *