Bajer Leverkuseni vazhdon të jetë e pamposhtur, edhe kur kanë mbetur fare pak ndeshje deri në fund të këtij sezoni. Skuadra e Xabi Alonsos është një rast për t’u marrë në studim. Kampionët e porsashpallur të Gjermanisë kanë marrë një tjetër pikë në sekodat e fundit të takimit.
“Aspirinat” ishin duke humbur në përballjen e sotme kundër Shtutgartit deri në minutën e 96, kur Robert Andrishi e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë gol ndeshja shkoi në shifrat 2-2, çka bën që Leverkuseni të ruajë ende rekordin si e pamposhtur për këtë sezon. Alonso ka krijuar një histori të pabesueshme suksesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gol del Andrich al 90+6′ jajaja maldito Leverkusen ? pic.twitter.com/ApbqOrrcRt
— Aficionado azul (@azul_afic2021) April 27, 2024