E pabesueshme, Herrera nga Partizani përfundon në Serinë D

Mesfushori me origjinë panameze Erik Herrera konsiderohej një ndër goditje e mëdha të Partizanit të Mark Julianos në verë, por luajti vetëm 192 minuta në Superiore dhe iku pa zhurmë, duke qenë një ndër dështimet e mëdha të Partizanit në merkato. Anësori ofensiv ka luajtur për shumë vite në Serinë C italiane, por në dy sezonet e fundit kishte minutash të konsiderueshëm, ndaj pritej shumë më tepër prej tij, por me sa duket ka qenë një lojtar skarco. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se Herera ka gjetur klub të ri në Itali, por jo në futbollin “e vërtetë”, sepse ka firmosur për Çerinjolën, në Serinë D, kategoria e katërt, ku luhet futboll për “një copë bukë”, si i thonë fjalës. Një provë që kalimi te Partizani ishte një rastësi dhe Herrera nuk kishte lidhje me të kuqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online