“Bomba” e festave, Magani te Partizani?

0

Lajm i bujshëm në lidhje me Partizanin: Gugash Magani bëhet gati të marrë drejtimin e Partizanit. Është gazetari Jeton Selimi ai i cili për Balkanëeb.com informon se trajneri aktual i Teutës do të marrë drejtimin e Partizanit javën e ardhshme.

Në fakt, Magani u përfol për largim të dje në Korçë, por vetë nuk foli dhe kanë qenë orë reflektimi ato të ditës së sotme. Projekti te Teuta po ecën me shumë rrëzime e ringritje, ndërsa Magani tashmë duket se po joshet nga ideja e të punuarit në një klub më ambicioz dhe me buxhet më të madh se Teuta.

Natyrisht, duhet pritur për të kuptuar gjithçka, por duket se deklarata e Olsi Ramës se Statrova do të ishte në stol edhe për ndeshjen kundër Vllaznisë nuk paska qenë një lapsus, sepse këshilltari dhe miku i presidentit Gaz Demi mund të mënjanohet sërish, edhe pse pas Luftëtarit iu refuzua dorëheqja.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.