E pabesueshme/ Ernest Muçi trajtohet si Kilian Mbape, ndërhyri Presidenti i Republikës së Polonisë që shqiptari të kalonte te Beshiktash

Keni parë dhe lexuar gjithçka në lidhje me transferimin e Ernest Muçit te Beshiktashi, por ende jo bujën e hedhur nga mediat në Turqi. “Milliyet” e ka dërguar në një tjetër nivel transferimin e shqiptarit te gjigandët e Turqisë. Këta të fundit ishin aq të fiksuar pas lojtarit të Shqipërisë, aq sa pretendohet që sot Muçi të luajë titullar në kampionat, megjithëse ka vetëm tre ditë stërvitje. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me teorinë e hedhur nga media turke. Sipas “Milliyet”, Legia e Varshavës ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh për lojtarin e Shqipërisë, pasi priste që të fitonte më shumë para nga transferimi i tij. Ndërkohë oferta prej 10 milionë eurosh nga ana e Beshiktashit është refuzuar në herën e parë.

Më pas, presidenti i Beshiktash, Hasan Arat, ka telefonuar mikun e tij të mirë, Presidentin e Republikës së Polonisë, jo atë të Federatës së Futbollit. Kështu Arat i ka kërkuar ndihmë Presidentit të Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, që të ndihmonte Beshiktashin duke ndërhyrë te Legia e Varshavës, për të lejuar kalimin e Muçit në Turqi. Menjëherë pas ndërhyrjes së Dudës, në Turqi thonë se Legia dha dritën jeshile për transferimin duke hequr dorë nga pretendimet. Padyshim që e gjithë kjo e bën Muçin të shkojë në nivel tjetër pasi lajme të ngjashme kemi dëgjuar vetëm për Kilian Mbappe, ku Presidenti i Francës ndërhynte për ta bindur që të qëndrojë te PSG. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online