3-2-4-1! Shpjegimi i skemës së ekipit që po çudit botën e futbollit, Xabi Alonso shteron energjitë e rivalëve nëpërmjet Granit Xhakës

Leverkusen është ekipi më i mirë i momentit dhe që ka çuditur botën e futbollit. Kjo skuadër numëron 31 ndeshje pa asnjë humbje. Në Gjermani, rekordin e mbante Bayern Munchen me 32 ndeshje pa humbje. Vërtet interesante është fakti që Leverkusen fitoi kundër Bayern dhe tani mund t’u kalojnë rekordin në Gjermani.

Skema që përdor Leverkusen dhe Xabi Alonso është 3-2-4-1. Celësi i suksesit është fillimisht fakti se Alonso dërrmon dhe shteron energjitë e rivalvëe duke qarkulluar topin me 6 lojtarë. Duke filluar nga portieri, me 3 mbrojtësat dhe 2 mesfushorët shkatërrues, lojtarët nisin që të qarkullojnë topin duke lodhur kundërshtarët.

Këta futbollistë kanë një saktësi të madhe në pasim dhe janë tërësisht të qetë për ta bërë këtë lojë. Mes tyre është edhe Granit Xhaka, që ofron garanci në mbajtjen e topit dhe pasimit të saktë. Kështu topi qarkullon mes pasimeve në fushën e Leverkusen, të pandikuar nga presioni i madh.

Ndërkohë Ëirtz, që ndodhet pak para Xhakës, vepron i lirë në fushë. Ai kthehet në mbrojtje, shkon dhe sulmon çdo hapësirë që lënë kundërshtarët, duke mos pasur një pozicion të caktuar për të qëndruar i detyruar nga trajneri, që të mos lëviz. Ndërkohë lojtari i krahut, Grinaldo, nuk mban vetëm krahun e tij. Ai afrohet më shumë nga qendra dhe shpesh e lë krahun e tij të lirë duke u mbuluar nga futbollistë të tjerë, për të mos i lënë rivalit një pikë referimi të qartë. /Sport Ekspres/

 

Leverkusen system
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online