Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në kampin e Belgjikës. Courtois ka braktisur Kombëtaren dhe arsyen e zbulon trajneri. Tedesco ka thënë se portieri i Realit ëdhtë ndjerë i ofenduar që Lukaku u gradua kapiten. Megjithatë, Courtois ka mohuar publikisht që kjo është arsyeja e largimit të tij nga grumbullimi.
“Të gjithë së bashku vendosëm që Lukaku të ishte kapiteni kundër Austrisë dhe Courtois-ja do të ishte të nesërmen. Pas ndeshjes me Austrinë Courtois dëshironte të fliste me mua dhe më tha se do të shkonte në shtëpi, sepse ishte i zhgënjyer dhe i ofenduar”, ka treguar Domenico Tedesco./Halit Delibashi-Sport Ekspres/