E pabesueshme/ 91% me 9%, shihni sesi Manchester City e kthen Arsenalin si “ekip lagje” dhe “i zhduk” topin

Arsenali i këtij sezoni duket të jetë dështimi më i madh i viteve të fundit. Topçinjtë nuk kanë asnjë emër premtues në organikë që të bindi për vazhdimësinë, ndërsa e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme. Tre humbje në tre takimet e para dhe asnjë gol i shënuar. Disfata e fundit ishte ndaj Manchester City duke u dorëzuar në shifrat 5-0.

Granit Xhaka do të dilte me karton të kuq në minutën e 35 duke e mbyllur ndeshjen e Arsenalit që në atë moment. Por statistika të pabesueshme vijnë nga kjo përballje. Në pjesën e dytë mbajtja e topit ka qenë 91% me 9% në favor të Manchester City. Pavarësisht daljes me karton të kuq të Xhakës, kjo statistikë nuk mund të arsyetohet pasi e kthen Arsenalin në skuadër lagje.

Për shifra të tilla është folur deri në minutën e 85 të takimit, ndërsa në kohën e mbetur lojtarët e topçinjve nisën që të bënin edhe dy pasimet e para për t’u mos turpëruar më tepër në statistika për ta dërguar mbajtjen e topit me përqindjen: “88% kundrejt 12%” sa i përket pjesës së dytë. Ndërkohë nëse flasim për numrin e gjuajtjeve totale në drejtim të portës në 45 minutëshin e dytë, atëherë kalojmë në shifrën: “19-0”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online