E pabesushme është ajo që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në futbollin e femrave, atje ku Kombëtarja e Anglisë ka mposhtur Letoninë me rezultatin e çmendur 20-0. Vajzat angleze u kanë mërzitur futbollin kundërshtareve, të cilat me shumë mundësi janë lutur që ndeshja të përfundonte sa më parë.
Festivali i golave ka nisur që në minutën e 8, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 8-0. E nëse të gjithë do të mendonin se pas këtyre shifrave Anglia do të ulte ritminin, e kundërta ka ndodhur. Lojtaret nuk e kanë njohur fjalën mëshirë dhe kanë përshëndetur rrjetën edhe 12 herë të tjera, me golin e fundit të shënuar në minutën e 88. Kombëtarja angleze mban vendin e parë në grup, ku përpos pikëve të plota zotëron një golavarazh me 53 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/