Gurishta ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Futbollisti i Vllaznisë është shprehur se shkodranët dhe Partizani janë ekipet që e meritojnë titullin kampion pasi luajnë futbollin më të bukur. Por në studio është i ftuar i përhershëm edhe drejtori i Teutës, Starova. Ky i fundit nuk ngurroi për t’i dhënë këshillë Gurishtës:
“Po të jap një këshillë se je djali i mirë dhe duhet të kesh pak respekt edhe për ekipe e tjera që kërkojnë titullin kampion. Duhet të respektohen të gjitha skuadrat edhe Teuta apo Laçi se janë me meritë aty. E keni për detyrë për të treguar se luani futbollin më të bukur të premten atëherë”, ka thënë Starova mes humorit. /Sport Ekspres/