“E njoh nga Greqia”! Gazetarët në Portugali mbeten pa fjalë nga deklarata e trajnerit, asnjë lojtar nuk luan në shtetin helen

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, u gjend në shënjestrën e mediave portugeze pasi bëri një deklaratë të çuditshme para ndeshjes së nesërme çerekfinale me Marokun në Kupën e Botës. Santos u tha gazetarëve se e njeh mirë kombëtaren marokene, veçanërisht sepse një pjesë e madhe e lojtarëve luanin ose luajnë në klube greke, ku edhe ai punonte prej vitesh.

“Unë e njoh mjaft mirë Kombëtaren e Marokut. Më kujtohet shumë mirë performanca e tyre në vitin 2018, me një normë të lartë konkurrimi. Kam pasur mundësinë të shikoj një ose dy ndeshje, jo me aq vëmendje, por sot do t’i kushtojmë shumë më tepër vëmendje. Njoh shumë nga këta lojtarë, jo vetëm sepse disa prej tyre luajnë në Greqi në klube që unë i njoh mirë dhe për të cilat kam informacion”, thotë Santos.

Megjithatë, realiteti është se asnjë nga 26 futbollistët në skuadrën e Walid Regraghi nuk luan në Greqi. Gjithashtu, vetëm njëri prej tyre kishte një qëndrim të shkurtër në futbollin grek, por ishte shumë i shkurtër. Atiyat-Allah, mbrojtësi i majtë rezervë i kombëtares, luajti tetë ndeshje midis gushtit dhe nëntorit 2019 për Volos dhe shënoi një gol. Prandaj, gazetarët portugez pyesin veten se cilëve lojtarë i referohet Santos? /Elio Hajdari-Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online