E njëjta situatë si me Mesin, Mbape vendos të largohet nga PSG

Pak kohë më parë në median botërore u shpërnda lajmi se Lionel Mesi do të largohej nga Barcelona, teksa i dërgoi skuadrës së tii një letër zyrtare për ta konfirmuar këtë mendim. Megjithatë, për shkak të pamundësisë për të prishur kontratën, e cila skadonte në vitin 2021, argjentinasi vendosi të qëndronte në Kamp Nou, të paktën edhe për një sezon.

Duket se shembullin e Mesit e ka ndjekur edhe Kilian Mbape, i cili i ka deklaruar drejtuesve të PSG se dëshiron të largohet në fund të sezonit tjetër. Alternativat e mundshme të francezit janë Mançester Junajtid dhe Liverpul, teksa ka refuzuar një kalim tek Reali Madrid.

Megjithatë pavarësisht dëshirës së Mbape për tu larguar nga Parisi, ai ka një kontratë deri në 2023 me skuadrën aktuale. Sheikët shpenzuan rreth 180 milionë euro për Mbape dhe nuk do të jetë e lehtë që të largohet për një shifër më të ulët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online