Një nga afrimet më cilësore te Partizani deri tani është ajo e portës. Bekim Rexhepi shkëlqeu në sezonin e kaluar në Superiore duke treguar të gjithë vlerat që zotëron. Ky gardian pritet që ta largojë Alban Hoxhën nga vendi i titullarit, për ta kaluar në plan të dytë.
Po e njëjta mënyrë si në fakt edhe Tirana veproi me Likën, portierin me eksperiencë. Në fund marrja e Visar Bekajt rezultoi jo vetëm goditje e duhur, por mund të themi se në kampionatin e fituar në sezonin që lamë pas, shumë merita i takonin edhe këtij portieri për vetë situatat që ka shpëtuar. /Sport Ekspres/