E njëjta histori përsëritet, matematika i jep vetëm 6% mundësi Realit të Madridit për të fituar Champions League

Media e njohur angleze “Fivethirtyeight” pothuajse ka përjashtuar Realin e Madridit nga Uefa Champions League. Pasi ka bërë algoritmin e fitimit të trofeut nga skuadrat që do të luajnë në këtë kompeticion, rezulton që kampionët në fuqi kanë vetëm 6% mundësi. Bajern është skuadra favorite sipas “Fivethirtyeight” me 20% mundësi për të prekur majat e futbollit europian.

E vetmja skuadër elitare që renditet më ulët se Reali i Madridit është Chelsea, me vetëm 2 % shans për të fituar Uefa Champions League. Gjithashtu skuadra që u mposht nga madrilenët sezonin që kaloi, Liverpool ka më shumë mundësi për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm në planet. /Elio Hajdari-Sprot Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online