E nisi nga zeroja dhe arriti majat, Uzuni tregon rrogën e tij të parë te Tomori: Mora vetëm 175 mijë lekë, ia dhashë menjëherë familjes

Myrto Uzuni është shembulli i pastër se si me vullnet dhe pasion mund të arrihen majat. Sulmuesi shqiptar ka rrëfyer në studion e emisionit “Opinion” hapat e tij të parë në futboll, të cilat i hodhi në fushat e Beratit. Uzuni tregon se rroga e tij e parë me Tomori ka qenë vetëm 175 mijë lekë të vjetra dhe menjëherë ia ka dorëzuar familjes së tij.

“Babai u kthye në Berat për të ardhmen time. Fillova të luaj me të rinjtë e Beratit. Me ekipin e parë të Beratit kam luajtur në moshën 18 e gjysmë, 19 vjeç. Klubi i Beratit nuk kishte shumë të ardhura në atë kohë. Më ofroi një rrogë prej 175 mijë lekësh. Ishte një rrogë e vogël, por jam ndjerë shumë krenar dhe ia dhashë direkt familjes“, ka treguar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *