“E nisa me trofe me Tiranën dhe e mbylla me trofe me Vorën“, Hidi njofton varjen e dorezave në gozhdë: E kam menduar gjatë, erdhi fundi

Vora është shpallur kampione e Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar. Klubi në fjalë ka bërë investime madhore në vitet e fundit, duke treguar dukshëm ambicien për të shkuar në ajkën e futbollit shqiptar. Këtë e konfirmon edhe Isli Hidi, i cili këtë sezon ka mbrojtur portën e Vorës. Ish-portieri i Tiranës ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, ku njofton edhe mbylljen e karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.

“Kemi arritur një objektiv, të cilin e kishim vënë nqë në fillim të sezonit. Presidenti, bashkë me Bashkinë e Vorës, kishin një synim mjaft të qartë, që nga rregullimi i infrastrukturës, te stadiumi i ri, te formimi i ekipit. Besoj i kemi marrë frytet e punës. Për mua, ky lloj suksesi është një kënaqësi shumë e veçantë, sepse përkon me varjen e dorezave në gozhdë. E kam menduar shumë gjatë lënien e futbollit aktiv. Besoj që ka ardhur fundi, sepse sporti më ka dhënë aq shumë, sa mendoj se i kam dhënë dhe unë atij. Ishte mbyllja më e bukur për mua në këtë lloj mënyre, duke e mbyllur me trofe. E kam filluar karrierën time te Tirana me trofe dhe do ishte shumë bukur ta mbyllja po me trofe. Pavarësisht kategorisë, është satisfaksion shumë i madh për çdo futbollist“, ka deklaruar Isli Hidi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online