“E ndjej detyrim të kërkoj falje”, Eneo Bitri merr guximin dhe bën “mea culpa”: Ishte një ëndërr e keqe për të gjithë ne

Partizani u eliminua në mënyrë të papritur nga Liga e Konferencës. Pas fitores së marrë në Gjeorgji kualifikimi peshonte në anën e tyre, por e kundërta ndodhi. Saburtalo siguroi biletën për turin e dytë pasi u tregua më e saktë me penalltitë në “Air Albania”.

Shija e hidhur e eliminimit ndihet ende te Eneo Bitri, i cili ka marrë guximin për të kërkuar ndjesë publike për humbjen e pësuar mbrëmë. Një gjest ky që duhet përshëndetur.

“E ndjej detyrim të kërkoj falje për ndeshjen e djeshme. Ishte një ëndërr e keqe për të gjithë ne. Përjetë me ty Partzan”, shkruan Eneo Bitri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online