Teuta nuk e ka vazhduar për shumë gjatë aventurën në “Champions League” duke u eliminuar nga Sherif Tiraspoli. Durrsakët do të luajnë në turin e dytë në “Conference League”, atje ku ekzistojnë të gjitha mundësitë për të shkuar deri në fazat e fundit të kompeticionit. Rivali është tërësisht i kalueshëm për Teutën pasi do të luajë kundër Inter Escaldes.
Kjo skuadër ka ardhur vetëm pak javë më parë në Shqipëri për të luajtur fazën parakualifikuese, me fituesin e dueleve me 4 skuadra që do të mbërrinte në turin e parë. Prishtina arriti që të dilte fituese, ndërsa në finale ka mundur pikërisht Inter Ecaldes me rezultatin 2-0.
Te skuadra nga Andorra është edhe një lojtar i shënuar në “librin Gines”. Mbrojtësi i Inter Escaldes, Ilde Lima, është 41-vjeç dhe vazhdon futbollin e luajtur, ndërsa ka qenë në fushën e lojës edhe në ndeshjen kundër Prishtinës. /Sport Ekspres/