Kukësi ka arritur marrëveshjen për huazimin e futbollistit Armend Çajani te ekipi i Besës së Kavajës. Tashmë ka mbërritur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi i verilindorëve.
Futbollisti shkupjan u transferua te ekipi i Superiores gjatë merkatos së verës. Por aventura nuk zgjati shumë këtu, ndërsa për të fituar më tepër minutazh është dërguar në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/
Njoftimi i klubit
Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me FK Besën, për huazimin e futbollistit Armend Çajani te skuadra kavajase.
Shkupjani, i cili u transferua te skuadra blu gjatë merkatos së verës, do të aktivizohet për një sezon futbollistik në Kategorinë e Parë me skuadrën e Besës.