“E morën dhe për dy javë i thanë nuk të duam më“, Brdariç flet për Avdijajn: Vuajti te Tirana, do na ndihmojë

Alion Avdijaj ishte dështimi më i madh në merkaton e verës për Tiranën. Sulmuesi nuk u përshtat kurrë me bardheblutë, duke u larguar në mënyrë surprizë te Vllaznia. Brdariç dhe lojtari shqiptar njihen që në kohën kur të dy ishin pjesë e Vlofsburgut. Në studion e “Ora Sport“ në “Ora News“, trajneri i kuqebluve flet më tepër rreth këtij transferimi, ndërsa duket i bindur në aftësitë e Avdijajt dhe ndihmën që ai do të japë për Vllazninë.

“E njoh shumë mirë Albionin (Avdijaj). E simpatizoj shumë si person. Disa mundësi mund të shkatërrojnë mentalitetin e skuadrës. Ajo që ne kemi vendosur është që të zgjedhim si fillim karakteret e mira. Albioni ka vuajtur te Tirana. Nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur mes tyre. Është pak e vështirë të marrësh një lojtar dhe pas 2-3 javësh ti thonë nuk të duam më. Kjo është ajo çfarë Tirana bëri. Në dijeninë time ne nuk kemi mundësitë për të blerë lojtarë të tillë si Tirana. Nuk kemi marrë lojtarë me rroga të larta. Avdijajn e di shumë mirë se çfarë mund të bëjë. Jam i sigurt që do na ndihmojë shumë. Ka pasur një dëmtim që e la jashtë për 10 ditë“, është shprehur Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online