E mohuan sherrin brenda Kosovës, Zhegrova shpërthen për lënien jashtë: Njerëz brenda Federatës…

Në grumbullimin e fundit te Kosova ishte Aro Muriç dhe Zhegrova që përfunduan duke u grindur me njëri-tjetrin. Ky ishte lajmi që u publikua nga mediat dhe që do të hidhej poshtë menjëherë nga dardanët.

Megjithatë vendimi për të lënë jashtë këtë herë Zhegrovën dhe dënimi me përjashtim për Aro Muriç gjatë asaj kohe tregon se ngjarja nuk ishte një shpikje mediatike. Sipas asaj që raporton “Indeksionline”, Zhegrova fajëson njerëz brenda FFK që duan t’i prishin imazhin.

“Trajnerat shkojnë e vijnë. Për mua nuk është me rëndësi a më fton a jo trajneri. Mua më rreh zemra për Kosovën. Gjithmonë do ta jap maksimumin. E di potencialin dhe talentin që e kam. Në të ardhmen kemi me arritë shumë me përfaqësuesen e Kosovës.

Besoj që ka disa njerëz në FFK që mundohen me më përfaqësu keq të publiku. Familja, shoqëria, rrethi më kanë ndihmu shumë në këtë aspekt, më kanë përkrahë. Nuk e di pse ka ndodhë kjo.

Unë nuk kam pas lidhje me at problem. Nuk kam pas asgjë me të. Aron e kam shokun më të mirë, jam mundu me afru atë në grup”, tha Zhegrova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *