“E meriton debutimin”, trajneri i klubit të Serisë A konfirmon aktivizimin e talentit shqiptar: Do ta shpërblej nesër

Leçja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Parmën në Kupën e Italisë. Trajneri i verdhekuqve ka folur në konferencë për shtyp në prag të këtij takimi dhe ka konfirmuar se në fushën e lojës do të aktivizojë edhe Medon Berishën. Ky i fundit është një nga talentet shqiptarë më premtues dhe nesër do të ketë mundësinë të debutojë me fanellën e ekipit të parë të Leçes.

“E kam thënë edhe në të kaluarën se Berisha e Meriton debutimin e tij. Ai është më i gatshëm, ashtu si Dorgu dhe Korfitceni. Berisha është i vetmi që nuk ka luajtur ende. Do ta shpërblej nesër”, ka deklaruar Roberto D’Aversa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online