E mbyllur/ Tirana zyrtarizon sot mesfushorin e Vardarit, Najdovski zbulon kontratën e ofruar

Një tjetër futbollist i bashkohet Tiranës nga Vardari dhe marrëveshja është e mbyllur. Pas Kristijan Toshevskit, është Filip Najdvoski, mesfushori i cili do të vesh fanellën e bardhebluve. Prezantimi do të mbyllet në ditën e sotme për të përforcuar më tepër kampionët e Shqipërisë me një tjetër afrim në merkaton e verës.

Në një prononcim për “Infosport.mk”, është vetë futbollisti që ka pohuar këtë transferim duke zbuluar edhe kontratën e ofruar, e cila do të jetë për dy vitet e ardhshme. “Po, e vërtetë është që kam arritur marrëveshje me Tiranën. Pjesë e tyre do të jem në dy vitet në vazhdim. Jam i kënaqur nga oferta dhe kushtet e ofruara, ashtu që besoj të kemi rezultate të mira”, u shpreh mesfushori. Megjithatë pritet të shihet sesi do të përshtatet ky lojtar me Tiranën, pasi kjo është aventura e tij e parë jashtë Maqedonisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online