E mbyllur/ Rei Manaj kthehet te Barcelona, largohet përfundimisht nga Spezia dhe bien poshtë aludimet

Rei Manaj e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Spezia në Serinë A. Sulmuesi shqiptar u përfol në kohët e fundit se do të qëndronte me të njëjtën skuadër. Megjithatë legjionari i Kombëtares e ka mbyllur huazimin dhe është rikthyer te Barcelona.

Spezia nuk e aktivizuar klauzolën e blerjes së kartonit nga katalanasit, teksa do të ishte e nevojshme shuma prej 2.7 milionë eurosh. Problemi kryesor qëndronte në pagën e Manajt, me këtë të fundit që nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij. Tashmë sulmuesi do të rikthehet te gjigandët spanjollë dhe në ditët në vijim do të bëhet e ditur vazhdimësia e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online