Milani ka bërë afrimin e radhës në merkato duke marrë Mario Mandzukic. Ky i fundit do të jetë kuqezinjtë për të zëvëndësuar Ibrahimoviç në dëmtimet e shpeshta të sulmuesit suedez.
Gjithçka është mbyllur me sukses sa i përket arritjes së marrëveshjes, ndërsa ditën e nesërme do të mbyllen edhe testet mjekësore. Tashmë mbetet të shihet kontrata që do të firmoset nga ana e Mandzukiç që kërkon rilindjen në Serinë A pas periudhës së kaluar me Juventusin. /Sport Ekspres/