“E dimë që shtojmë numrin e klikimeve”, Kukësi reagon për shkarkimin e Hallaçit

Në këto kohë të fundit është folur shumë sa i përket shkarkimit të trajnerit të Kukësit, Hallaçi. Ky i fundit nuk po kthen rezultatet pozitive te verilindorët, ndërsa po vuhet për daljen nga kriza.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Kukësi njofton se nuk ka asnjë të vërtetë mbi shkarkimin e trajnerit. “E dimë që me emrin e klubit tonë rriten klikimet dhe shiten më tepër gazetat”, është arsyetimi që i bëjnë verilindorët shpikjeve për sharkimin e Hallaçit.

Njoftim i Klubit!

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt.

Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi.

Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni.

Zyra për shtyp
FK Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online