Manuel Locatelli është futbollisti më i ri i Juventusit. Fabrizio Romano ka garantuar se është arritur marrëveshja mes klubeve, teksa Sasuolo e ka dërguar mesfushorin te bardhezinjtë si huazim me të drejtë blerje. Vlerat totale që Juventusi duhet të paguajë për të marrë shërbimet e Locatelli është rreth 35 milionë euro.
Drejtuesit e bardhezinjëve kanë tentuar për ta afruar këtë futbollist që pas shkëlqimit të tij në Europian, por Sasuolo i vështirësoi më tepër bisedimet. Tashmë historia është e mbyllur dhe mesfushori që nuk është vlerësuar nga Milani, pavarësisht dashurisë së treguar për stemën, tashmë do të jetë pjesë e Juventusit. /Sport Ekspres/