Ernest Muci është larguar më në fund nga Legia Varshavë. Teksa emri i tij ka qarkulluar disa herë në media për një largim të mundshëm, këtë herë nuk është më një telenovelë. Muci mund të quhet lojtari më i ri i Beshiktash.
Sipas raportimeve që vijnë nga Polonia dhe nga Turqia, futbollisti është nisur drejt Turqisë, për të firmosur me Beshiktashin. Gjithçka do të bëhet zyrtare brenda pak orësh, me ish-lojtarin e Tiranës që është gati për një tjetër aventurë. /Sport Ekspres/