“Odise Roshi duhet ta nxjerrë emrin në gazetë me gola”! I tha Silvinjos se nuk e ka lënë futbollin, Heset: Jam këtu, është material për këngët e Ardit Gjebreas

Sokol Cikalleshi! Ndoshta vlera e tij nuk kuptohet shumë nga tifozët e futbollit, por çdo specialist e dallon mbi të gjithë të tjerët. I ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku  u diskutua gjithçka në lidhje me Kombëtaren, Heset Quza kishte këtë vlerësim për Cikalleshin. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e gjeni në linkun më poshtë)

“Silvinjo ka dhimbje koke për sulmin, por dhimbje të tilla të ketë gjithmonë. Sokol Cikalleshi është fenomenal. Për mua është te 5 sulmuesit më të mirë në Europë për presion te kundërshtari. Nëse ndonjë trajner do të drejtonte ndonjë ekip të madh dhe do të kërkonte shumë presingun, Cikalleshi do të ishte fiks për të

Rei Manaj? Është si feniksi. Rilindet, kthehet më i fortë se më parë. Është kombinimi i shumë fenomeneve brenda një personaliteti. Lajmi është që Manaj po shënon shumë gola nga distanca, nuk e ka bërë më parë në karrierë këtë gjë. Besoj se nuk më keqkuptoni, por më parë ne prisnim që sulmuesat tanë të bënin gol vetëm kur i binte topi në kokë. Për këtë arsye Silvinjo do ta marrë. Se ke Bajramin, ke Asanin dhe Manajn. Nëse ke tre lojtarë që mund të shënojnë nga distanca, është ngarkesë e madhe për kundërshtarin se nuk dinë se kë të mbajnë përpara dhe do të çrregullohen nga ana taktike.

Broja? Unë e thashë para disa muajsh te ju, që duhet të largohet një orë e më parë nga Chelsea. Ekipe si Chelsea, nuk e adaptojnë lojën e tyre për Brojën. Por te Fulhami është ndryshe, mund ta adaptojë lojën për Brojën. Se te Fulhami ishte Mitrovic, nuk ishte ndonjë kualitet i jashtëzakonshëm, por Fulham e bënte lojën për të dhe Mitrovic shënonte. Shqipëria do të përfitojë shumë nga transferimi i Brojës në Fulham. Kjo pasi kemi të njëjtin tipar loje, edhe Fulhami nuk mban shumë topin në këmbë, por luan në kundërsulm. Kështu edhe te Shqipëria në Europian, Broja do të duhet që të bëjë të njëjtën gjë, të luaj në kundërsulm

Kthimi i Odise Roshit te Shqipëria? Roshi ka qenë lojtari më i mirë për ato minutat blic. Ka pasur gjithmonë disa momente të mira, por më pas binte. Për mua, mosha nuk ka të bëj kurrë në Kombëtare. Në klub po, kontrata bëhet në bazë të moshës. Por në Kombëtare është histori tjetër, nuk ka të bëj me moshë. Kam pasur një histori kurrë isha president i Ferizajt. Vjen një lojtar dhe më thotë se ishte më i miri, se kërkonte një rrogë të madhe. Unë e pyesja si e kishte emrin dhe ia fshija, e pyeta prapë dhe prapë ia fshiva, e pyeta prapë dhe më thotë: “Po tallesh me mua?”. I thashë jo, dil njëherë luaj, kur ta lexoj emrin në gazetë, atëherë hajde. Kështu duhet edhe për Roshin. Duhet t’i dalë emri në gazetë për gola të shënuara, pastaj këto deklaratat jam këtu, jam këtu, janë material për këngët e Ardit Gjebreas”, ka thënë Quza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online