Kristian Shpendi ishte një nga lojtarët shqiptarë më në formë sa i përket sezonit që lamë pas. Sulmuesi i talentuar e përfundoi kampionatin në Serinë C me 20 gola të shënuar, duke qenë një nga pikat kyçe që ndihmoi Çezenën të ngjitej në Serinë B. Paraqitjet e tij kanë ngjallur interes të madh në merkato.
“Il Resto del Carlino” raporton se plot 5 klube të Serisë A janë vënë pas Shpendit. Më parë interes për të ka pasur Torino, ndërsa listës i janë shtuar: Kaljari, Monca, Napoli dhe Fiorentina. Mësohet se Monca e Napoli kanë kërkuar informacion për sulmuesin nga klubi i tij aktual, Çezena. Bardhezinjtë janë të gatshëm ta shesin në Serinë A në rast se në tryezë paraqitet oferta e duhur ekonomike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/