E mbylli grupin me 1 pikë, De Biazi e di derën te Azerbajxhani: Do të jetë konferenca ime e fundit

De Biazi ka dështuar me sukses te Azerbajxhani me rezultatet negative dhe që nuk e patën një kulmim pozitiv. Trajneri italian e mbylli me vetëm 1 pikë grupin duke u renditur në vendin e fundit, teksa u mund edhe nga Luksemburgu. Para ndeshjes miqësore me Katarin dhe kur kontrata skadon, De Biazi e di derën dhe se ka dhënë konferencën e fundit.

“Do të luajmë kundër Katarit me ekipin më të mirë që në minutat e para. Kjo mund të jetë konferenca ime e fundit për shtyp. Asgjë nuk dihet ende. Prandaj nisa një konferencë me analizë, në përgjithësi, fola për atë që ndodhi në 15 muaj. Nesër (sot) shkojmë në ndeshjen tonë të 20-të. Ky nuk është një numër i madh i ndeshjeve. Sot mund të them se tashmë i njoh shumë mirë lojtarët”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online