Elhan Kastrati ka zhvilluar një paraqitje majft pozitive ditën e shtunë, kur Çitadela u përball me Breshian në javën e dytë të Serisë B. Çitadela e fitoi ndeshjen me rezultatin e ngushtë 0-1, kjo edhe falë Kastratit. Portieri shqiptar e mbajti rrjetën e tij të paprekur, teksa nuk lejoi asnjë lojtar të Breshias që të shënonte.
Gardiani i Kombëtares shqiptare është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.5 për ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë. Një notë e lartë, e cila e rendit atë në formacionin më të mirë të javës së dytë së Serisë B. Përballja e radhës për Elhan Kastratin do të jetë ajo e mbrëmjes së nesërme kundër Pizës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/