Sulejman Starova ka komentuar zëvendësimin e Behiratçes gjatë ndeshjes kundër Kukësit. Specialisti i futbollit ka thënë studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se Shehi po përgatit një tjetër titullar. Sipas tij, lojtari titullar nuk ndërrohet kur gabon, por i falet gabimi.
“Titullari kur gabon, nuk ndërrohet. Nga ta marr, nga Bonucci, nga De Ligti. Kur titullari gabon një herë, nuk ndërrohet. Unë kam mendimin që Shehi, me këtë lojtarin e ri që futi, po e përgatit për titullar. Sepse një gabim i falet lojtarit titullar. Edhe pse ndodhi një mosmarrëveshje tjetër, që e lidh po me portierin”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/