E la Shqipërinë për Greqinë! Andrea Ndojit i hapen telashe me dokumentat, nuk debuton dot te helenët

Greqia ka publikuar listën për ndeshjet e saj në kualifikueset e Europianit. Ajo që ka rënë në sy është mungesa e emrit të Andreas Ndojit. Mbrojtësi i Olimpiakosi mori ftesën e Rejës më parë, por e refuzoi sepse po kërkonte helenët.

Megjithatë kjo dëshirë nuk do të jetë aq e lehtë për t’u realizuar nga 20-vjeçari. Në fillim ai ka luajtur me Shqipërinë, ka shkuar te Greqia, është kthyer te Shqipëria dhe tani kërkon sërish që të iki te Greqia. Mediat greke zbulojnë se mungesa e emrit të Ndojit te helenët nuk është për shkak dëshire të trajnerit.

Por dokumentet nuk janë plotësuar ende dhe UEFA nuk e ka dhënë ende dritën jeshile që futbollisti të luajë me Kombëtaren e Greqisë. Për këtë arsye do t’i digjet mundësia për të luajtur, të paktën në këto ndeshjet e marsit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online