“Më duket sikur është pjekur”! Trajneri i Legias së Varshavës flet për Ernest Muçin, mesazh për Silvinon: Ka treguar vetëm pak nga talenti i tij

Ernest Muci është një prej lojtarëve të thirrur nga ana e Silvinjos për ndeshjen me Poloninë. Kjo është konfirmuar nga mediat polake, ndërsa trajneri i Legias së Varshavës, Runjaic, e ka vlerësuar futbollistin shqiptar. Ai ka dhënë mendimin e tij rreth Muçit që do t’i shërbejë jo pak edhe Silvinjos për të krijuar një ide rreth këtij lojtari.

“Jemi të kënaqur me Ernest Muçin. Ky futbollist ka marrë një formë të mirë, ndonëse ka pasur edhe më parë ndezje të rregullta të talentit të tij. Unë mund të shoh ndikimin që ka në lojë. Më duket sikur është pjekur. Ai duhet të punojë ende në zbatimin taktik, por dëgjon në stërvitje dhe ende mendoj se ka treguar vetëm një pjesë të aftësive të tij. Ka një vend të madh për përmirësim”, tha Runjaic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online