“E.kzekutuesi i Hungarisë që bëri Tuchel të buzëqeshë”, në Greqi pasqyrojnë suksesin e Brojës: Hungarezët i dëgjojnë emrin dhe…

Si asnjëherë më parë fati i Kombëtares sonë të futbollit është në duart e një 20-vjeçari. Armando Broja është padyshim heroi i kuqezinjve, teksa me aftësitë e tij individuale i ka dhuruar fitoren Shqipërisë në dy nga ndeshjet e saj më vendimtare në grup, ato me Hungarinë. Talenti që është në pronësi të Chelsea-t ka tërhequr vëmendjen edhe përtej kufijve, teksa ka ngjallur interes edhe në mediat e huaja.

Në Greqi pasqyrojnë suksesin Armando Brojës, të cilin e kthejnë në “makthin” e ekipit të udhëhequr nga Marko Rosi. “Armando Broja: Ek.zekutuesi i Hungarisë që bëri Tuchel-in të buzëqeshë”, është titulli i zgjedhur nga “Sport-fm.gr”. Më tej media Helene vijon artikullin: “Hungarezët dëgjojnë emrin e Armando Brojës dhe… vrapojnë pas arritjeve të tij në ndeshjet me Shqipërinë”.

“Sport-fm.gr” shpjegon më pas karrierën e yllit të ri që po lind te Shqipëria, si dhe golat e tij me kuqezinjtë. Gola këto që kanë rrëmbyer edhe zemrat e tifozëve të Chelsea-t, që e kërkojnë në me ngulm pjesë të ekipit nëpër rrjete sociale, ndërsa forma e tij bën të buzëqeshë edhe Tuchel-in, i cili ka shprehur hapur pëlqimin për Brojën e është duke e mbajtur nën vëzhgim përgjatë këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online