E kush e priste, familja Magani bashkohet në Kosovë!

Gugash Magani ka bërë një premtim: kurrë më nuk do të ketë një nga djemtë e tij në ekip. Endrieni e bëri të dorëhiqej vjet, pasi me Lushnjen arriti të triumfojë kundër Teutës. Hasanbelliu nuk e pranoi dorëheqjen, por palët nuk do bashkëpunonin më prej fundit të dhjetorit. Gashi iu vu djalit të tij Arturit pas.

Sulmuesi kishte nisur të eksploronte Kosovën dhe deri në fund të sezonit arriti të realizojë plot 14 gola me fanellën e Lirisë së Prizrenit. Me babanë bashkoheshin fundjavave kur ktheheshin për në Peqin. Ishin të kënaqur, punonin mes shqiptarësh dhe vetëm largësia me familjen ishte pak problem.

Por edhe këtë pjesë duket se nuk do e kenë më problem. Tanimë edhe Endrieni do të luajë në Kosovë. Familja Magani është bashkuar në Dardani dhe do të ketë garë. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e Gjilanit, ku gjen Brunild Pepën, me të cilin ishte shok skuadre vjet në Lushnjë. Aty është edhe Ansi Nika. Tani aksi Mitrovicë-Gjilan-Drenas do të flasë me gjuhën e familjes Magani. E kush e kishte menduar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online