Sylvinho është zyrtarizuar si trajneri më i ri i Shqipërisë. Braziliani i ka përveshur menjëherë mëngët dhe ka nisur nga puna. Tekniku i Kombëtares është ulur në stadium për të parë ndeshjen më të rëndësishëm të javës në Superiore, Partizani-Vllaznia.
Së bashku me të ishin edhe ndihmësit kryesor që e shoqërojnë në këtë aventurë. Por kush do ta kishte menduar që një ditë, Sylvinho dhe Zabaleta mund të ndiqnin nga afër një ndeshje të kampionatit shqiptar? Askush duke parë CV e tyre dhe ekipet ku kanë luajtur… /Sport Ekspres/