Partizani ka prezantuar uniformat e reja për sezonin 2023-2024. Ato do të përdoren që për ndeshjen e parë që do të kenë të kuqtë kundër Bate Borisov, në turin e parë të Champions League. Dizenjimi është fantastik ndërsa ngjyra e përdorur është tërësisht e kuqe dhe kjo lë shije të mirë te tifozët.
“Uniformat e sezonit 2023-2024! Partizani prezanton dizajnin e ri të uniformave të firmës “Macron” që skuadra do të veshë për sezonin e ri 2023-2024. Duke filluar nga përballjet e UEFA Champions League ndaj FC BATE Borisov futbollistët do të prezantohen me uniformën e re tradicionale tërësisht të kuqe”, shkruhet në postimin e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/