Si një skandal i madh po trajtohet historia e tifozit dhe flamurit më Rajko Mitic nga mediat serbe. Në mbrëmjen e djeshme, Serbia do të ndeshej me Norvegjinë. Një prej tifozëve ka kërkuar të hyjë në stadium me flamurin e Serbisë, por që nuk kishte stemë, përveçse ngjyrave, ndryshe nga e zakonshmja.
Personat që merreshin me kontrollin e tifozëve nuk e lejuan që të hynte në shkallët e stadiumit deri në momentin që e la flamurin jashtë. Sipas “Kurir”, frika ishte e madhe se flamuri do të kthehej nga ana e kundërt dhe ngjyrat do t’i përkisnin më pas Rusisë dhe jo Serbisë. Ndërkohë gjithë pjesa tjetër e tifozëve që hynë në stadium kanë pasur flamurin me stemë. /Sport Ekspres/