LAJM I FUNDIT/ E nisin nga turi i parë apo i dytë në Europë? UEFA jep përgjigje, Vllaznia është në festë

Shumë dyshime kishte pas fitores së Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit se nga do e niste aventurën në Europë. Në fillim u raportua se shkodranët e fillonin nga turi i dytë i Conference League dhe nuk e luanin të parin, por më pas kishte dyshime. Së fundmi, Vllaznia ka deklaruar në faqen zyrtare se ka marrë njoftimin e fundit nga FSHF dhe UEFA.

“Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitures e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik”, shkruhet në faqjen zyrtare të Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online