E kryer/ Talenti i Hungarisë ecën në hapat e Halandit, lë Salzburgun për klubin gjerman

Gjithçka duket e kryer. Szoboszlai ka pranuar të hedhë firmën në kontratë për klubin e RB Leipzig. Talenti hungarez po ndjek hapat e Erling Haland, i cili la skuadrën e Salzburgut për të vijuar karrierën e tij në radhët e Borusias së Dortmundit. Të njëjtën strategji ka zgjedhur edhe 20-vjeçari që mban fanellën e Salzburgut në Austri, ku po shkëlqen me golat dhe lojën e tij.

Talenti dhe aftësitë e tij kanë rënë në sytë e shumë klubeve europiane, por Dominik Szobozlai nuk dëshiron të nxitohet dhe ka vendosur t’i ngjisë shkallët një e nga një. Prandaj, sipas “Sky Sports“ të Gjermanisë, ylli më i ri i futbollit europian ka vendosur që në janar të lëvizë drejt Leipzig, një ekip ky që u jep hapësirat e duhura emrave të rinj dhe po korr sukses si në Bundesligë ashtu edhe në Champions League. Shifra për të cilën Szoboszlai do të transferohet drejt klubit gjerman do të jetë ajo e 25 milionë eurove.

Ndërkohë hungarezi do të zbresë edhe në fushën e “Air Albania“ vitin e ardhshëm, teksa me Kombëtaren e tij do të përballet me Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online