E kryer/ Një kampion Bote do të stërvisë Frederik Veselin, arrihet akordi mes palëve

Benevento ka gjetur trajnerin e ri. Klubi italian ka arritur akordin me Fabio Kanavaron, i cili do të hedhi firmën në kontratë ditën e nesërme. Lajmin e konfirmon edhe Fabricio Romano, i cili raporton se ish-mbrojtësi do të nënshkruajë për dy vite me ekipin e Serisë B. Kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner për Kanavaron në futbollin italian.

Konfirmimi i tij në krye të pankinës është një lajm i mirë edhe për Frederik Veselin, i cili do të ketë mundësinë të stërvitet tashmë nga një kampion Bote. Kanavaro ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë të globit në vitet e tij aktive, duke fituar edhe Topin e Artë pas Kupës së Botës 2006./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online