Renato Malota është përforcimi më i fundit i Vllaznisë dhe ka firmosur mbrëmjen e sotme, mëson Sport Ekspres. Ditë plot ngjarje te klubi shkodran, që më herët ka prezantuar mbrojtësin Ergis Mersini, ndërsa tani merr edhe qendërmbrojtës.
Malota u largua nga Partizani vetëm para pak ditësh, duke u përjashtuar në mënyrë të paqartë, sepse nuk ka pasur asnjë komunikatë zyrtare nga klubi i kuq.
Gjithsesi, ish-mbrojtësi i Kukësit nuk ka polemizuar dhe ka gjetur menjëherë ekip, duke pranuar ofertën e Vllaznisë, edhe pse kishte 2-3 oferta të tjera.
Nesër Malota do të jetë në Ulqin, për të nisur stërvitjen me ekipin e ri.